Casanova i vërtetë nuk ishte i apasionuar pas grave, por një përdhunues!

30/03/2018 12:02

Nga Amy Collier (Huffington Post) – Një muzeum do të hapet më 2 prill në Venecia të Italisë, dedikuar jetës dhe epokës së Casanovës, figurës historike që shpesh përshkruhet si joshës apo “playboy”, referuar një njeriu të pasur që kalon kohën duke kënaqur vetveten.

Muzeumi është projektuar për të kremtuar “aventurat romantike” të “fëmijës së Iluminizmit”, emrin e të cilit e përdorim sot si një përkufizim për meshkujt me eksperienca seksuale.

Por, a do të tregojë kjo të vërtetën, plotësisht të vërtetën mbi atë që ishte realisht Casanova, një përdhunues serial që bleu një sllave adoleshente dhe la shtatzënë edhe vajzën e tij?

Giacomo Girolamo Casanova u lind në vitin 1725 në Venecia e ndërroi jetë në vitin 1798 në territoret që sot i takojnë Republikës Çeke. Kujtimet e tij të publikuara në vitin 1822, shumë kohë pas vdekjes së tij, do të kishin qenë ndëshkuese për të nëse do të publikoheshin sa ishte ende gjallë.

Veprimet që ai përshkruante u rrënjosën në filozofinë e libertinizmit, që bën avokatin e imoralizmit. Të 12 vëllimet e kujtimeve të tij tregojnë mbi atë sesi një burrë (ish-prift në trajnim e sipër) intepretonte imoralizmin dhe u bë aq i famshëm për “lirinë seksuale” që ende edhe sot e kësaj dite identifikohet me emrin e tij.

Megjithatë, le të shqyrtojmë se çfarë do të kremtojmë në lidhje me këtë emër. Casanova shkruante se, në fillimvitet 1750 ai mori një dhomë me qira nga Madame Quinson, e më pas nisi një marrëdhënie intime me vajzën e saj, Mimi, e cila “ishte 15 apo 16 vjeç asokohe”. E pasi e la Mimin shtatzënë, nëna e saj i kërkoi padyshim Casanovës që të martohej me adoleshenten. Por ky, i cili ishte i martuar ndërkohë, nuk shfaqi asnjë interes për kërkesën e shtruar para tij. I nxjerrë më pas para gjyqit, ai u tha gjykatësve se askush nuk mund ta provonte se ai ishte babai i fëmijës së Mimit.

Po, në atë epokë, asnjë nënë nuk mund ta provonte në mënyrë të pakundërshtueshme atësinë e fëmijës së saj, ndaj dhe Casanova dhe njerëz të tjerë si puna e tij, mund t’ia hidhnin paq duke iu shmangur punës së detyrueshme e të përditshme apo përgjegjësive financiare mbi atësinë.

Gjatë karnavaleve të vitit 1745, pasi një nga miqtë e Casanovës i sugjeroi se do të ishte një “shaka e këndshme”, Casanova dhe 7 meshkuj të tjerë do të rrëmbenin dhe përdhunonin një grua, të paktën kështu shkruan vet ai në kujtimet e tij. Sipas Casanovës, ajo e pëlqeu atë moment. Megjithatë, bashkëshorti i saj dorëzoi një padi tek autoritetet, që ofruan një shpërblim prej 500 dukatësh për informacione mbi përdhunuesit.

Në vitin 1747, Casanova u mor në pyetje pasi nëna e një vajze të plagosur akuzonte pikërisht atë. Deklarata e mbrojtjes prej tij pretendonte se nëna i kishte shitur Casanovës virgjërinë e së bijës. Ai shpjegonte se ishte përpjekur të kishte marrëdhënie seksuale me të, por ajo refuzonte dhe bënte “perpjekje të dhunshme” për t’i rezistuar atij. Ja çfarë shkruante ai:

“Mora në duar një shkop fshese dhe i dhashë asaj një mësim të mirë, në mënyrë që të merrja mbrapsht diçka nga 10 temina, për të cilat u tregova budall që i parapagova. Megjithatë, nuk i thyeva asnjë gjymtyrë e u kujdesa që goditjet e grushtave të mi t’i drejtoja vetëm te të pasmet e saj, aty ku nuk kisha aspak dyshim se do shiheshin të gjitha shenjat e ngelura. Në mbrëmje e detyrova të vishej sërish, e dërgova në në varkë që koinçidoi duke kaluar, e kështu iku e sigurt. E ëma mori 10 temina, vajza e ruajti vashërinë e saj, ndërsa unë mund të jem fajtor vetëm për diçka: Që i dhashë dru një vajze të poshtër të një nëne edhe më të poshtër”.

Viktimat e Casanovës fillonin, sipas të dhënave prej tij, nga 9 vjeç e zakonisht vajza adoleshente. Ato përfshihen pikërisht në “numërimin” e nënshtrimeve të famshme prej tij.

Por, a ishte e zakontë për meshkujt europianë të asaj kohe që të martoheshin me fëmijë? Duke pasur parasysh normat e larta të vdekshmërisë së nënave adoleshente, ndoshta pyetja lë vend për diskutim. Por në fillimvitet 1700, në Angli (një prej destinacioneve të shumta të Casanovës) mosha mesatare e martesës ishte 25-26 për fëmrat dhe 27-28 për meshkujt. Martesat mes vajzave ende fëmijë dhe burrave ndodhnin, por jo me përmasa të ekzagjeruara.

Casanova i shihte femrat thjesht si objekte seksuale, edhe pas atësisë. “Kurrë nuk kam mundur të kuptoj sesi një baba mund ta dashurojë në mënyrë pasionale vajzën e tij të bukur, nëqoftëse nuk ka arritur të flejë qoftë edhe njëherë të vetme me të”, shkruante ai.

Pikërisht ky shënim na çon te Leonilda, 16 apo 17-vjeçarja që Casanova takoi në vitin 1761. Pas zbulimit se Leonilda ishte vajza e tij, ai vendosi se ishte e gabuar të martohej me të, por sërish nuk hoqi dorë nga një marrëdhënie treshe me Leonildën dhe nënën e saj. Vite më vonë, Casanova shkruante se ishte ripërfshirë në një marrëdhënie seksuale me Leonildën, që kishte rezultuar me shtatzëninë e saj. Duke ditur kaq sa thamë, le të kthehemi sërish e të pyesim veten: Çfarë do të thotë ekzaktësisht të jesh një “Casanova”?

Sipas Bruno Racine, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Francës, “Casanova nuk ishte një manjak që shfrytëzonte femrat. Ai gjithnjë ka qenë i butë e jo mizor. Thjesht një feminist”. Por, ndoshta Racine dhe të tjerë që mendojnë ngjashëm me të, mund ta kenë keqkuptuar feminizmin seksual pozitiv.

Një burrë që vepronte si një seksist i shthurur, në kohën kur nuk ekzistonte kontrolli i besueshëm i lindjeve, apo në një shoqëri ekstremisht misogjiniste, nuk mund të konsiderohej pozitiv në seks, por as edhe një përdhunues serial apo pedofil. Liria seksuale nuk mund të na ngarkohet neve nga Casanova apo të ngjashmit me të. Liria jonë seksuale na përket neve. Gjithashtu nuk duhet të bjerë mbi feministët, për të reformuar abuzuesit.

“Casanova” e vitit 2005, një komedi romantike ku protagonist ishte “tronditësi i zemrave” Heath Ledger, dështoi të përmendte inçestin dhe pedofilinë. Por, ajo e ndryshoi historinë për të treguar se Casanova braktiste gruan e tij pasi u martua me një shkrimtare feministe.

A ishte kjo përpjekje e “Hollywood”-it si një “shëtitje” mbi feminizmin e Casanovës? Kjo është e paqartë, por ajo që dihet me siguri është se filmi injoroi tërësisht dhe në mënyrë të papërgjegjshme shumë prej abuzimeve të Casanovës. Me sa duket, kultura e sotme kërkon prototipin e femrave pa modelet abuzive.

Sigurisht, nuk ka asgjë të gabuar me një mashkull që fle me shumë femra. Por ka diçka që nuk shkon, nëse ai abuzon me “pushtetin” e tij për ta bërë diçka të tillë, ose nëse ai i mashtron, i detyron apo i manipulon femrat. Në vitin 2018, ne po përballemi me mënyrat sesi ne e kemi refuzuar abuzimin si imoralitet.

Njëra ka të bëjë me përballimin e saj, që nënkupton ekzaminimin e trashëgimisë së Casanovës. Për fat të keq, edhe sot e kësaj dite meshkujt nuk mësohen zakonisht të respektojnë dëshirat e femrave, kufijtë, kënaqësitë dhe rehatinë e tyre. Casanova nuk bëri asnjë dallim mes pëlqimit konsensual dhe përdhunimit. Si njeri i shthurur, gjithçka ishte seks për të, por edhe për ata që kremtonin burrërinë dhe ekspertizën e tij seksuale.

“Casanova” është larg të qenit termi i vetëm që kemi për të përshkruar sjelljen grabitqare seksuale. Le të shqyrtojmë “Don Zhuanin”, që i referohet një karakteri imagjinar, një përdhunues serial që vrau të atin e një prej viktimave të tij. Aty ekziston një term i vjetër, “kërkues skajesh”, ose fjalën e kohëve moderne “lojtar”, apo edhe një term në dukje i padëmshëm, “si Flynni”. Kjo e fundit i referohet aktorit Errol Flynn, i cili u gjykua për përdhunimin e parashikuar me ligj të dy vajzave në vitin 1942, e më pas përdhunoi edhe 15-vjeçaren Beverly Aadland në vitin 1957. Flynn detajonte gjithashtu të qepurit pas femrave në kujtimet e tij, “Mënyrat e mia, mënyra të këqija”, gjë që do të kishte dashur ta titullonte “Si unë”.

Gjithsesi nuk duhet të mbetemi të habitur nga fakti se “Casanova” ka hyrë në leksikun tonë një kompliment. Të paktën nuk më surprizon mua (thotë autorja e shkrimit). Shumë meshkuj të rritur kanë kaluar nga unë kur isha fëmijë, shumë prej të cilëve kanë pasur sjellje abuzive kundrejt meje në moshë madhore, më kanë parë mua si një e nënshtruar, qoftë seksualisht apo psikologjikisht, apo kanë mbrojtur me pasion idhuj si Woody Allen. Shumë gra që njoh kanë histori të ngjashme me timen. Të gjithë kemi mësuar të pretendojmë se këto gjëra nuk kanë ndodhur. Por ashtu siç historia e vet Casanovës është lehtësisht e qasshme, abuzimi fshihet dukshëm në sy.

Problemi “Casanova” nuk është se i kemi quajtur gratë feministët imoralë “Casanova”. Problemi është se, “Casanova” është termi i saktë për një feminist imoral, por kultura jonë ka fshirë imoralitetin dhe po lavdëron feminizmin imoral.

Ju mund të tregoni gjithçka në lidhje me kulturën përmes gjuhës së saj. Por lavdërimi i shthurjes së Casanovës dhe injorimi i abuzimeve të tij sinjalizon faktin që ne vlerësojmë meshkujt si ai, njerëz që përmbajnë prototipin e maskilizmit toksik. Kjo është përse emri i tij u bë një fjalë, një prototip në vetvete. Duke lavdëruar atë, ne fshijmë ngjarjet e grave përgjatë historisë, të cilat nuk ishin të autorizuara të shkruanin kujtimet e tyre mbi eksperiencat, e nuk kanë pasur as muzeume që i dedikohen kujtimeve të tyre.

Ato u bënë thjesht “shënime plotësuese” në këtë histori, perspektivat e tyre u deformuan përmes syve të abuzuesve. Jashtë dokumenteve ligjore, ne kurrë nuk do t’i dëgjojmë historitë e tyre reale. Por, kur rivendosim kuptimin e plotë të Casanovës, kur kujtojmë të vërtetën e abuzimeve të tij, atëherë kemi nisur t’i japim femrave që u mbijetuan atyre mirënjohjen që meritojnë.

Top Channel