“Fiks Fare” denoncon sot në mbrëmje mënyrën si mund të pajisesh me armë pa pasur asnjë dokument.

Nëpërmjet kamerave të fshehta, bashkëpunëtorët e “Fiks Fare” blenë një armë kundrejt 35 mijë lekëve, ndërsa pronari i dyqanit nuk kërkoi asnjë dokument.

“Fiks Fare” zbuloi se edhe fishekët shiten lirshëm. Në ligjin “për armët” përcaktohet qartë se autorizimi për mbajtje arme, jepet nga një komision i posaçëm në Policinë e Shtetit.

Personat duhet të jenë mbi 25 vjeç, të mos kenë dënime, apo të bëjnë edhe një kurs. Por, në realitet, asnjë nga këto kushte nuk zbatohet, madje, në statistikat e Policisë së Shtetit, numërohen dhjetëra ngjarje të rënda kriminale të shkaktuara nga armët e gjahut.

Për më shumë, ndiqni “Fiks Fare” duke filluar nga ora 20:10.

Top Channel