Një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dishnicë të Korçës.

Kanë qenë familjarët e E. H., 19 vjeçe, të cilët e kanë çuar vajzën me urgjencë rreth orës 04.45 të mëngjesit të sotëm në spitalin e Korçës. Por e reja nuk ka mundur të mbijetojë, për shkak të sasisë së fostoksinës që kishte konsumuar dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa dihet vetëm që ajo studionte në shkollë të lartë. Nga familjarët mësohet se ajo nuk ka shfaqur ndonjë shqetësim.

Materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Top Channel