Policia në Shkodër ka vënë në pranga një punonjës dhe një ish-punonjës të AKU-së për “Shpërdorim detyre”.

Në pranga janë vënë Adnan Gradeci, 51 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër dhe Abdyl Bajraktari, 53 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ish-Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër.

Në një njoftim thuhet se shtetasit e lartpërmendur janë ndaluar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur ka qenë në punë edhe shtetasi Abdyl Bajraktari, në zonën industriale, lagje ”Skenderbeg” në objektin e firmës në pronësi të shtetasit Gezim Bala, dy punonjësit e AKU-së dega Shkodër, kanë mbajtur proçesverbale të rreme mbi kushtet e ambientit ku prodhoheshin produktet ushqimore.

Top Channel