Dëbimi i diplomatëve amerikanë nga Rusia, ambasada e SHBA: Përkeqëson marrëdhëniet

30/03/2018 11:02

Ambasada amerikane në Tiranë, në një reagim zyrtar në profilet e saj në rrjetet sociale shprehet se vendimi rus për të dëbuar diplomatët amerikanë përkeqëson marrëdhënien SHBA- Rusi.

“Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis SHBA dhe Rusisë. SHBA dhanë përgjigjen e duhur me përjashtimin e zyrtarëve të padeklaruar të shërbimit të inteligjencës ruse, pas sulmit vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në deklaratë e ambasadës.

Vetëm pak ditë më parë edhe Shqipëria dëboi dy diplomatët rus Vladislav Filipov, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës.

Top Channel