“Papritmas” në grabitës, dënohen 2 londinezët – VIDEO

29/03/2018 21:47

Kamerat e sigurisë së një argjendarie kanë treguar momentin kur disa klientë papritur janë kthyer në grabitës duke nxjerrë armët e zjarrit teksa po zhvillonin një blerje.

Pamjet e sigurisë tregojnë, Mustafi Ali dhe Michael Adiat, që të dy nga Londra, që nxjerrin papritur armët dhe ua drejtojnë punonjësve të një argjendarie në Bournemouth të Anglisë, e më pas vijojnë të thyejnë xhamat ku ndodheshin sendet me vlerë për t’i marrë ato.

Por planit të tyre të mirë menduar, pasi arritën të merrnin sendet me vlerë pa shumë vështirësi, u kishte shpëtuar një detaj, pikërisht kamerat e sigurisë, nga të cilat janë filmuar dhe që ndihmuan në identifikimin e tyre.

E pas verifikimit të pamjeve nga ana e policisë është bërë edhe identifikimi dhe arrestimi i grabitësve, të cilët janë dënuar ditët e fundit me 28 vite burg në total.

Top Channel