Të parashikosh vdekjen është një tundim prej kohësh i njerëzimit, por tashmë një aplikacion premton ta bëjë këtë.

Ekspertë në Rusi kanë krijuar një aplikacion falas, të quajtur Gero, i cili përdor inteligjencën artificiale për të analizuar të dhënat e aktivitetit në telefonin tuaj për të vlerësuar jetëgjatësinë tuaj brenda një të dhjetës së një viti.

Kur kombinohet me informacionet e regjistruara nga monitoruesit e përshtatshëm të fitnesit, ky parashikim bëhet edhe më i saktë.

Vlerësimi që do ju japë, nëse nuk ndiqni një rutinë të përditshme të shëndetshme, mund tju nxisë t’i ktheheni kësaj rutine.

Aplikacioni është një punë e Institutit Fizik dhe të Teknologjisë së Moskës. Një rrjet nervor u trajnua më pas me rezultatet për të parashikuar rrezikun e moshës dhe vdekshmërisë biologjike të njerëzve që u morën në studim duke përdorur një rrjedhë të gjatë javore të matjeve të aktivitetit.

Aktualisht aplikacioni ka versionin Beta vetëm për iPhone, ndërkohë që është në vijim testimi. Një nga vullnetarët e parë, gazetari i Daily Mail për shëndetin kishte arritur 69.2 pikë. “U shokova të zbuloja se do vdes kur të arrij 70 vjeç, nëse ky aplikacion thotë të vërtetën”, tha Stephen Matthews.

 

Top Channel