Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ku ka prezantuar potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe mundësitë për investime në vend. Rama theksoi progresin ekonomik, rritjen e mbështetjes nga Plani i Rritjes së BE-së dhe potencialin e Shqipërisë në sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe teknologjisë digjitale, duke u bërë thirrje investitorëve europianë të shohin përtej perceptimeve të vjetra për Ballkanin Perëndimor.