Në emisionin me temë: “Berisha, çelësi dhe kyçi i PD-së” në “Të Paekspozuar”, Andi Bushati u shpreh se në Partinë Demokratike, pavarësisht se kryetar është Lulzim Basha, aty mbizotëron berishizmi.

“Nuk dua të merrem nëse Berisha ka ikur, apo drejton ende Partinë Demokratike. Fryma që ka Lulzim Basha në ushtrimin e partisë është berishizmi dhe këtu besoj se nuk ka ndonjë thyerje apo ndryshim të madh në PD”, u shpreh Andi Bushati.

Ndërkohë, për Ermal Hasimjan Berisha nuk ka ikur nga PD. “Ai aty është. Mund të mos jetë kryetari i PD, por nëse nuk ka pushtet për të marrë vendime, ka pushtet për të bllokuar vendime”, tha Hasimja.

Ish-deputeti i PD, Keltis Kruja i përjashtuar nga listat e fundit për deputet të Partisë Demokratike tha se në 4 vite, PD e ka drejtuar kryetari i saj, Lulzim Basha.

“Basha nuk u zgjodh për të qenë Sali Berisha, apo modelin e tij, se për ndryshe aty e kishim Berishën. Në 4 vite, PD e ka drejtuar kryetari i saj, Lulzim Basha. Berishizmi është pjesë e PD dhe nga kjo ne nuk kemi pse të ikim. Vendimet janë marrë të gjitha nga kryetari dhe unë e konfirmoj këtë. Ish-deputet i PD, i përjashtuar nga listat e fundit për deputet të Partisë Demokratike dhe për këtë ai thotë se vendimin e ka marrë Lulzim Basha”, tha Kruja.

Top Channel