Giannoulis Larentzakis, lojtar i skuadrës së basketbollit të AEK-ut të Athinës, ka habitur sportdashësit me një vjedhje topi në ndeshjen e Champions League.

Ai u hodh si një portier i vërtetë për të kapur një pasim të kundërshtarit, duke na kujtuar hedhjet e Foto Strakoshës.

Për ta vlerësuar gjestin e tij teknik, portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon shkroi në Instagram: “Kurrë nuk e kam parë një pritje të tillë”.

Menjëherë, basketbollisti iu përgjigj kapitenit të bardhezinjve: “Një nder i madh që të lavdërohem nga një idhulli im i fëmijërisë. Shpresoj që Juventusi dhe AEK-u të fitojnë Champions League”.

Top Channel