Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 50-vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

Gjon Glina, apo Gjon Maska, 50 vjeç nga Elbasanit është arrestuar në bashkëpunim me Interpol Tirana. Atij iu vunë prangat në lagjen “Haxhias” të Elbasanit.

Ai ishte shpallur në kërkim më 27 mars nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Romës, Itali me vendim të datës 17.07.2009, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Top Channel