Pas skandalit që përfshiu divën e muzikës, e cila u përfol se u kafshua nga një kolege e saj gjatë një party të organizuar në New York, duket se Beyonce nuk ka aspak ndërmend të reagojë.

Këngëtarja ka lënë pas skandalin, dhe ka vendosur të shijojë jetën.

Ajo ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Big Sean, së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj.

Ikona e muzikës pop, në fotot e publikuara, dukej e mahnitshme e veshur me xhinse dhe një bluzë të bardhë, e cila i zbulonte supet.

Skandali, i cili bëri xhiron e medias disa ditë më parë, ka ndodhur në muajin dhjetor të vitit të kaluar, pas një koncerti të organizuar nga bashkëshorti i divës së muzikës, Jay Z.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel