Gjendet trupi i pajetë i modeles shqiptare nga Maqedonia?

28/03/2018 10:53

Zyrtarët e policisë në Los Angeles thanë se, besojnë që kanë gjetur trupin e aktores dhe modeles nga Maqedonia, Adea Shabani.

Sipas policisë, trupi i gjetur rreth 690 km larg Sacramentos besohet se është ai i 25-vjeçares së zhdukur një muaj më parë.

Policia njoftoi se beson që Shabani është vrarë dhe se i dashuri, Christopher Spotz është i përfshirë në vdekjen e saj.

Spotz vrau veten javën e kaluar, pasi u ndoq nga policia.

Policia tha se autopsia do të përcaktojë sesi ka vdekur Shabani. Shabani është parë për herë të fundit më 23 shkurt, me Spotzin në “Hollywood”, tha policia.

Adea Shabani është larguar nga Maqedonia për të studiuar aktrimin në Los Angeles dhe ka jetuar atje për më pak se dy vite.

Në përpjekje për ta gjetur Adean, familja kishte ofruar edhe një shpërblim prej 25 mijë dollarësh për çdo informacion që mund të ndihmonte.

Ajo, madje, angazhoi edhe një hetues privat. Por episodi me të dashurin e Adeas e shtyu policinë të besonte se modelja mund të mos ishte gjallë, e të vihej në kërkim të një trupi.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel