Ato janë nënë e bijë, por nuk janë të paktë ata që i pandehin se janë motra, pavarësisht se diferenca mes tyre është 31 vite.

Pavarësisht se është 55 vjeçe, dy herë gjyshe, Laurie Meisak ka vendosur që të ndjek shembullin e vajzës së saj 24 vjeçare, Amy Meisak, për të konkurruar në një kompeticion bukurie.

Laurie, mamaja e katër fëmijëve, impresionoi gjyqtarët javën e kaluar në Miss Galaxy në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo mori këshilla nga vajza e saj Amy, e cila konkurron që kur ishte 19 vjeçe dhe aktualisht mban titullin Miss Grand International në Skoci.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel