“Mahnitet” konkurrenti! Ana pret Blerimin në takimin e tyre në Për’puthen me mjetin 120 mijë euro

09/10/2026 20:11

Takimet e Anës dhe Blerimit në Për’puthen po marrin një tjetër drejtim, këtë herë me “luks” dhe elegancë në kryeqytet.

Në takimin e parë, ishte Blerimi ai që mori iniciativën dhe e çoi Anën në fshatin e tij. Por në takimin e dytë, situata mori tjetër kthese dhe këtë herë ishte radha e Anës të organizonte gjithçka.

Ajo e priti Blerimin në Tiranë, ku të dy kaluan kohë së bashku në një restorant luksoz. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mënyra se si Ana u shfaq në këtë takim, me një makinë luksoze, vlera e së cilës bëhet me dije të jetë rreth 120 mijë euro.

Top Channel