Përfaqësuesi i një firme private, që po dërgonte një sasi parash në një bankë të nivelit të dytë, u grabit në mesditë në kryeqytet.

Grabitja ndodhi në zonën e Komunës së Parisit, ku dy persona të maskuar me kapuç i morën me forcë çantën me parà përfaqësuesit të firmës private.

Pas grabitjes, autorët u larguan me shpejtësi me një motor.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen dhe po këqyr kamerat e sigurisë për identifikimin e tyre.

Top Channel