E veshur me pantallona të shkurtra, bluzë të verdhë dhe atlete, Selena Gomez duket se ka vendosur të vazhdojë jetën e saj pa ish të dashurin.

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja dhe Justin Bieber i dhanë fund lidhjes së tyre, dhe duket se lajmet e bëra publike në media për një lidhje dashurie të ish të dashurit të saj me një modele, kanë bërë që Selena të mos mendojë më për të.

Këtë të martë bukuroshja është fotografuar nën shoqërinë e një mikes së saj, duke hyrë në një pistë patinazhi në Los Anxhelos.

Por të njëjtën gjë duket se po bën edhe Justin, i cili pas ndarjes nga Selena ka nisur lidhjet e dashurisë me të tjera vajza.

Duket se këtë herë një ribashkim i tyre është thuajse i pamundur.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel