Pas incidentit të ndodhur të hënën me shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e serbisë, Marko Gjuriç, shefja e politikes se jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini vizitoi Beogradin.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka arritur të martën në mbrëmje në Beograd dhe po zhvillon takimin me presidentin Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Temë e këtij takimi, siç është paralajmëruar, janë ngjarjet e fundit në Kosovë.

Vizita e Mogherinit në Beograd pason arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, nga Policia e Kosovës të hënën më 26 mars në Mitrovicë. Gjuriç kishte shpërfillur vendimin e Prishtinës për të mos ia lejuar hyrjen në Kosovë.

“E kemi thënë qartë se ftojmë autoritetet në Serbi dhe Kosovë të dëshmojnë përmbajtje të domosdoshme dhe pjekuri, në mënyrë që situata në Kosovë të mos përshkallëzojë”, ka thënë zëdhënësja e Mogherinit, Maja Koçijançiç në takimin e rregullt me gazetarët në Bruksel.

Top Channel