21-vjetori i tragjedisë së Otrantos, familjarët hedhin lule në det

28/03/2018 14:09

Familjarë e të afërm përkujtuan të mërkurën viktimat e tragjedisë së Otrantos, në 21 vjetorin e mbytjes së anijes “Kater i Radës”, pas përplasjes me një anije luftarake italiane.

Si çdo vit, familjarët kanë hedhur lule në det ashtu siç ende kërkojnë drejtësi dhe dëmshpërblim. Një proces gjyqësor shumëvjeçar në Lecce përfundoi me dënimin e kapitenëve të dy anijeve një shqiptar dhe një italian.

Në 28 mars të vitit 1997 rreth 115 pasagjerë po udhëtonin drejt Italisë në bordin e anijes “Kater i Radës” e cila pas rreth 4 orësh lundrim në det u godit nga anija luftarake italiane “Sibila”. 57 persona humbën jetën, 24 u deklaruan të humbur dhe vetëm 34 arritën të mbijetonin.

Top Channel