“Gringo”, një komedi e zezë me aksion intensiv dhe intrigues, zbulon luftën për mbijetesë të biznesmenit Harold Soyinka, kur ai kthehet nga një qytetar që respekton ligjin, në një kriminel në kërkim.

Është kjo komedia e shumëpërfolur aktualisht në mbarë botën kinematografike, e cila për publikun shqiptar vjen mbrëmjen e 29 marsit, si premierë në të gjithë rrjetin e kinemave “Imperial”.

David Oyeloëo, Charlize Theron, Amanda Seyfried e një sërë aktorësh të njohur sjellin komedinë që zgjat 110 minuta.

Harold Soyinka punon për një kompani të madhe, të fokusuar në prodhimin e marijuanës mjekësore, thjeshtuar në një pilulë. Ai vihet në dijeni të thashethemeve se kompania për të cilën ai punon, do të bashkohet me një tjetër firmë, një fakt që shefi dhe njëherësh miku i tij, ia mohon.

Ndërsa udhëton së bashku me pronarët drejt Meksikës për t’u marrë personalisht me prodhimin e produktit, Harold sajon rrëmbimin e tij, për të përfituar nga siguracioni prej 2 milionë dollarësh, nëse do t’i ndodhte diçka e papritur gjatë vizitës së tij të biznesit në Meksikë.

Top Channel