Çatia e një shtëpie të amortizuar është shembur duke zënë poshtë një grua të moshuar, e cila është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Bëhet e ditur se banesa e dëmtuar në lagjen Sheq i Madh të Fierit, i përket Xhemil Metos.

Mësohet se në banesë në momentin e shembjes së çatisë kanë qenë dy të moshuarit dhe vajza e tyre. E dëmtuar ka mbetur vetëm bashkëshortja e Xhemil Metos, Bukuria, të cilës trari i çatisë i ka zënë këmbë.

Pasi është nxjerrë nga aty ajo është dërguar për në spitalin e Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel