“Agresiviteti duhet të jetë kostumi ynë”, Maran zbulon Shqipërinë që kërkon: Dua t’i bëj shqiptarët krenarë 30/08 13:11
Gjermania është “dorëzuar” në Berlin ndaj Brazilit, duke humbur 0-1 në një ndeshje miqësore.
Humbja e fundit e kampionëve në fuqi të Botës është regjistruar thuajse dy vite më parë, kur Franca triumfonte 2-0 në Europian.
Autori i golit të vetëm në miqësoren e Berlinit ishte lojtari i Manchester Cityt, Gabriel Jesus në minutën e 37 të pjesës së parë.
Sulmuesi brazilian u ndihmua në këtë gol edhe nga portieri gjerman, Kevin Trapp të cilit i shpëtoi topi nga duart në vijën fatale.
Top Channel