Foto arkiv

“Chat Line 5” ka qenë operacioni i radhës i policisë së kryeqytetit për të goditur rrjetin e prostitucionit.

Në flagrancë janë arrrestuar B.S., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një studioje “Chat Line” për shfrytëzimi i prostitucionit dhe mbajtja e lokaleve për prostitucion, si dhe A.K., 27 vjeçe, për prostitucion.

Ndërkaq u procedua penalisht për prostitucion edhe M.A., 40 vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezulton se B. S., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual nëpërmjet internetit, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Reshit Petrela”.

Gjatë kontrollit në këtë apartament u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kompjuterë dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

Top Channel