Aksidentohet në orën e fiskulturës, në gjendje të rëndë 12-vjeçari

28/03/2018 14:21

Një 12-vjeçar në qytetin e Maliqit është aksidentuar teksa ka qenë duke luajtur futboll në orën e fiskulturës.

U.V, nxënës i shkollës 9-vjeçare të Maliqit, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka marrë dëmtime në kokë.

Pas mjekimit në spitalin e Korçës, ai do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga të dhënat e para, dyshohet se është ngjarje aksidentale, teksa po merren në pyetje mësuesi dhe shokët e klasës të pranishëm në ngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel