PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin Nuk kishte ndodhur më parë, por pas incidentit të së hënës që shkaktoi arrestimi i shefit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, nga Policia e Kosovës, pasi kishte hyrë në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e autoriteteve kosovare në Mitrovicën e Veriut, Beogradi kundërpërgjigjet me ngritjen në fluturim të avionëve luftarakë mbi Luginën e Preshevës.
Banorë shqiptarë të kësaj lugine, pjesë e tërësisë territoriale të Serbisë, kanë dërguar në rubrikën Ti Raporton në Top Channel, pamje të xhiruara në video të avionëve luftarakë që fluturonin mbi kokat e tyre gjatë kësaj të mërkure.
Teknikisht nga ana e Beogradit, ngritja e avionëve luftarakë brenda territorit të saj është e drejtë legjitime. Por, nisur nga rrethanat dhe pikërisht koha në të cilën bëhet një veprim i tillë, të bën të dyshosh për një kundërpërgjigje të padrejtë të Serbisë, me synimin për të ushtruar presion ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, e gjithashtu edhe ndaj Kosovës.
Top Channel