Projektligji për instalimin e “fermave të erës” krijon debate në Komisionin e Ligjeve, Gjiknuri voton kundër, deputeti i PS: Nuk jam i bindur me shpjegimet 14/07 10:36
Përmes kreut të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, maxhoranca thotë se opozita duhet të përshëndeste nisjen e vettingut.
“Në botën demokratike nuk besoj se nuk do të kishte opozitë që nuk do e përshëndeste fillimin e një reforme jetike për qytetarët e vendit siç është reforma në drejtësi. Po nuk e bëri se nuk e ka dashur”, tha Manja.
Ai shprehu vendosmërinë e maxhorancës për të vijuar me reformën në drejtësi duke thënë se asnjë baltosje nuk do e frenojë pastrimin e drejtësisë.
“Asnjë baltosje e mëtejshme e vetingut nuk ka shans ta frenojë pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar. Sot gojët e liga duhet të heshtin përgjithmonë”, tha Manja.
Top Channel