E mërkurë, 20 Maj 2020
00:00
Top Story/ Çmimet në stratosferë, në kullat e Tiranës shitet një parkim mbi 40 mijë euro dhe një dyqan mbi 1 milion euro

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët. Por pavarësisht kësaj vijon të ndërtohet dhe në të njëjtën kohë nuk ka ulje të çmimeve.

E martë, 19 Maj 2020
23:58
Top Story/ Paga mesatare është 52 mijë lekë në muaj, ndërkohë në Tiranë nuk ka apartamente me 52 mijë lekë/m2

Në një ekonomi tregu kërkesa dhe oferta janë të lidhura me njëra tjetrën dhe janë pikërisht ato që përcaktojnë çmimin. Por me sa duket në sektorin e ndërtimit në vendin tonë nuk ndodh kështu. Kullat që po ndërtohen janë me çmime shumë të larta. Nëse i referohemi të dhënave zyrtare të INSTAT vetëm një 5% i të punësuarve në Shqipëri kanë pagë mbi një mijë euro. Pra, janë shumë pak blerës real në krahasim me kullat që po ndërtohen.

23:55
Top Story/ Përllogaritja e të ardhurave, një familje me 4 milionë lekë në muaj, nuk e blen dot një apartament në kullë

Nëse një familje me të ardhura shumë të mira, deri në 4 milion lekë në muaj, kërkon të blej një banesë në qendër të Tiranës, kryesisht në kullat që po ndërtohen ose rezidencat luksoze tek ish – Blloku.

23:52
Top Story/ Bankat nuk i kreditojnë qytetarët për blerë apartamente me 3-4 mijë euro/m2

Ka një mospërputhje midis asaj çka po ofrohet nga ndërtuesit dhe asaj çka kërkohet nga individët. Mbi të gjitha, asnjë bankë nuk të financon një kredi për të blerë një apartament në një kullë, pasi niveli i riskut për bankat është tepër i lartë.

23:48
Top Story/ Sa janë kostot e një apartamenti në një kompleksi në periferi, apo të një kulle!

Kostot për të ndërtuar shtëpi me cilësi, janë në 300 euro për metër katror. Nëse ne do të kemi rezidenca kostot rriten, pasi klientët orientohen drejt gjerave të luksit. Kostot mund të fillojnë nga 400 euro në 550 euro metri katror.

23:43
Top Story/ Paradoksi, edhe sikur të paguhesh 1200 euro në muaj, në qendër nuk ke mundësi të blesh një apartament

Vajza që jeni duke parë në këto momente është një mjeke stomatologe. Ajo ka eksperiencë punë prej 6 vjetësh, ndërsa tre vitet e fundit ka hapur klinikën e saj. Ajo është në kërkim të blerjes së një banese.

23:39
Top Story/ Cilat janë kullat dhe ndërtimet më të shtrenjta në Tiranë, që shkojnë deri në 4 mijë euro/m2

Top Story në dokumentarin çmimi i ndërtimeve pasqyroi disa prej godinave që shpesh në Tiranë njihen si kulla. Janë me dhjetëra të tilla, por çmimeve të tyre as nuk mund ti afrohesh. Ato variojnë nga 1600 euro e deri në 3500 euro m2, një absurditet nëse marrim për bazë nivelin e pagave në Shqipëri dhe mundësinë e kreditimit nga bankat.

23:35
Top Story/ Apartamentet në komplekset e periferisë, janë mbi çmimet e referencës nga shteti

Le të shohim disa nga zonat ku po ndërtohen më shumë, në stilin e komplekseve të pallateve dhe me çfarë çmimi shiten ato.

23:31
Top Story/ Të ardhurit në Tiranë janë ulur, ndërsa ndërtimet janë shtuar ndjeshëm

Sot, Tirana është një qytet që rritet dhe ndryshon përditë. Ky qytet është kthyer në “trofeun” e lakmuar nga të gjithë. Çdokush do të donte të studionte, të jetonte dhe të investonte në kryeqytet për shkak të mundësive që ai të ofron.

22:50
Nisma e Interit: Krijon ‘European Soidarity Cup’

Interi do të presë ‘European Solidarity Cup-Football for Heroes’ së bashku me Bayernin e Mynihut dhe Realin e Madridit në vitin 2021, me objektivin për të dhënë një mesazh solidariteti dhe për të nënvizuar rëndësinë e koezionit mes vendeve evropiane duke i dërguar një ndihmë konkretet strukturabe mjekësore dhe spitalore.

22:41
Cilat janë perimet më të mira për diabetikët

Sëmundja e diabetit të tipit 2 jo domosdoshmërisht nënkupton nevojën për kufizimin e shumë ushqimeve të shijshme.

22:39
19 vjeçarja me shami po shkonte për në shtëpi, qëllohet për vdekje me armë nga tre persona që ishin në makinë

Një 19-vjeçare me origjinë nga Libani, por që prej kohësh jetonte në Blackburn të Britanisë së Madhe, është qëlluar me armë zjarri, nga tre burra brenda një makine dhe si rezultat ka ndërruar jetë. Kamerat e sigurisë në rrugë, kanë regjistruar të gjithë momentin tronditës.

22:35
Përse duhet të hani qershi para gjumit – Ndikimi në organizëm

Nuk ka njeri që të mos jetë i marrosur pas qershive.

22:25
Elbasan/ Gjendja civile çregjistron të gjallën dhe jo të vdekurën

Këtë rast solli emisioni Fiks Fare , ku një qytetar nga Elbasani ,Hasan Duraku  ankohet se gjendja civile e qytetit të Elbasanit nuk ka kryer çregjistrimin e nënës së tij e cila ka ndërruar jetë para 3 muajsh. Zoti Duraku shprehet se ai vetë mund të ketë probleme me shtetin në këtë situatë të krijuar . ” Unë kam frikë se përgjatë   kësaj kohe dikush mund të marrë pensionin e nënës time të vdekur dhe problemet me shtetin bien mbi mua. Kam shkuar disa herë tek gjëndja civile, por nuk kam marrë zgjidhje.Më thonë vetëm prit. ” shprehet z.Duraku

22:19
​Haradinaj për kërcënimin ndaj Kurtit: Duken si lojëra virtuale!

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, e ka komentuar një kërcënim që është bërë në adresë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

22:16
​Kurti: Kërcënimi nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, nuk është ndaj meje por …

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se kërcënimi ndaj tij nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj tij por ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj kryetares së Gjykatës, Arta Rama-Hajrizi dhe gjyqtarit raportues të çështjes KO 72/20, Nexhmi Rexhepi dhe nuk ka shpjegim tjetër.

22:15
‘Pate qëndrim shumë cinik ndaj dhunës’- Bushati përplaset më ministren në Open

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi mbrëmjen e së martës në studion e OPEN se nuk ka asnjë problem që autoritetet moreen vendim që godina e Teatrit Kombëtar të shembet në pikun e pandemisë.

22:07
Gjykata Kushtetuese kritikon krerët e shtetit për deklaratat publike: Duan të ndikojnë në vendimmarrje

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka kritikuar diskursin publik të krerëve të shtetit. Institucioni ka përmendur presidentin dhe kryeministrin në detyrë për paragjykim në vendimmarrjen e saj duke shtuar se nuk iu nënshtrohet presioneve dhe kërcënimeve.

22:02
Fotot/ Tmerri i vrasësve, kopeja e qenve që mbron jetën e egër në Afrikën e Jugut

Një kope qensh të trajnuar për të mbrojtur jetën e egër në Afrikën e Jugut, raportohet të kenë shpëtuar deri tani 45 rinocerontë nga gjahtarët e jashtëligjshëm.

21:54
Qytetari qëllon për vdekje pedofilin kur e pa t’i vardisej fëmijëve

Një grua ka dalë sot në mbrojtje të ish-burrit të saj, i cili qëlloi për vdekje një pedofil kur e pa t’i vardisej fëmijëve.

21:51
Fotot/ Ndodh fenomeni i rrallë! Bie breshër në formë koronavirusi, terrorizohen banorët e qytetit

Breshëri ka “pushtuar” Meksikën dhe është e habitshme se si copëzat e tij, që kanë mbërritur në duart e njerëzve, janë të ngjashme me formën e koronavirusit!

21:48
Pse nisi shembja e Teatrit Kombëtar në atë orë? Ja si përgjigjet ministrja e Kulturës në Open

Edhe këtë puntatë, në Open në Top Channel po diskutohet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti foli për shembjen e godinës së teatrit duke thënë se si arkitekte ajo do e pranonte shembjen e teatrit.

21:44
Debati në Open/ Bushati: Shembja e Teatrit është krim; Bolino: Rama vendosi se është shumicë

Edhe këtë puntatë, në Open në Top Channel po diskutohet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Një debat u zhvillua mes Andi Bushatit dhe Carlo Bolinos.

21:41
13 gabime qesharake në filmat tanë të preferuar, po ju i kishit vënë re?

Kur shohim filma ndodh që përfshihemi aq shumë sa nuk i vëmë re gabimet. Çdo ndryshim i vogël në pamjen e një karakteri ose në pozicionin e një objekti zakonisht vërehet nga një vëzhgues me sy të mprehtë.

21:36
FOTO/ Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë Tian

Futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është bërë baba për herë të parë.

21:27
“El Pais”/ E gjithë bota në foto, nuk mungon as Shqipëria

Megjithëse koronavirusi vijon të jetë ende aktiv në të gjithë botën, shtetet kanë filluar të ndërmarrin disa masa lehtësuese. Lëvizja e qytetarëve bëhet në fasha orare më të zgjatura dhe shumë aktivitete pubike e private, kanë rinisur punën, pas një pauze dy mujore.

21:26
I pret kokën 17 vjeçares suedeze, besonte se ishte “satani”

Njeriu i akuzuar për gjymtimin e trupit të ish-të dashurës së tij 17-vjeçare në Suedi, e konsideronte atë ‘Satan’ dhe armike të ishullit të tij Donald Trump, është zbuluar së fundmi.

21:24
​Qeveria e Kosovës ndan 20 milionë euro për subvencionimin e ndërmarrjeve publike

Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur mbledhjen korresponduese se ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Pakos Emergjente Fiskale, ku janë ndarë 20 milionë euro për subvencionimin e ndërmarrjeve publike që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës së krijuar nga emergjenca e shëndetit publik.

21:22
Ashtu si Shqipëria, Kosova regjistron vetëm 1 rast me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, janë testuar gjithsej 211 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast.

21:15
​Haradinaj: Kurti është humorist i madh, u vetshkarkua pasi nuk ka ditur të …

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se Albin Kurti është vetshkarkuar për shkak se nuk ka arritur t’i ruaj partnerët e Kosovës dhe për këtë ndihet mirë që AAK ishte pjesë e votimit pro shkarkimit të kësaj qeverie.

21:07
SHBA/ Studimi “gjigant” për antitrupat, mbi qindra e mijëra vetë!

Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po planifikojnë një studim mbarëkombëtar me deri në 325.000 njerëz për të zbuluar se si koronavirusi i ri po përhapet në të gjithë vendin deri vitin e ardhshëm dhe më gjerë, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters një zëdhënëse e CDC-së dhe shkencëtarët që po marrin pjesë në këtë përpjekje.

21:06
Itali/ 813 raste të reja në 24 orët e fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 32169, që do të thotë janë 162 viktima në 24 orët e fundit.

20:58
Koronavirusi në Gjermani: Shumë të infektuar në thertoret e mishit!

Numri i madh i të infektuarve nga koronavirusi mes punonjësve të thertoreve të mishit në Gjermani tregon se aty ekziston një problem, thotë DW.

20:54
Shkëputet nga respiratori, pacienti me COVID-19 trondit partneren me pyetjen që bën

Një pacient i cili e rimori veten nga gjendja e vështirë si pasojë e COVID-19 e befasoi të dashurën e tij me pyetjen që i bëri, pasi u shkëput nga respiratori.

20:51
Harry Styles publikon klipin e ri, pritet të jetë hiti i verës

Ish-pjesëtari i grupit “One Direction”, Harry Styles është gati të pushtojë sezonin e verës dhe këtë e pasqyron më së miri klipi i tij më i ri muzikor.

20:42
Donald Trump i jep ultimatum OBSH për të ndryshuar sjelljen mbi koronavirusin

Presidenti amerikan Donald Trump duket se i ka dhënë 30 ditë ultimatum OBSH për të ndryshuar mënyrat e saj, ose ndryshe të humbasë përgjithmonë mbështetjen financiare të SHBA.

20:36
​COVID-19, Bullgaria lehtëson kufizimet e udhëtimeve me Serbinë dhe Greqinë

Bullgaria, Serbia dhe Greqia ranë dakord sot të lehtësojnë kufizimet e udhëtimeve, në fuqi që nga mesi i marsit, si pjesë e luftës kundër përhapjes së koronavirusit të ri.

20:34
Covid-19 në Britani/ Numri i të infektuarve kalon shifrat mbi 246 mijë

Mbi 42 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Britani.

20:28
Meta nga Shkodra: Çështja e Teatrit Kombëtar, e shenjtë

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të urojë shqiptarët në natën e Kadrit nga Xhamia e Parrucës në Shkodër.

20:21
Po çudit botën, studentja e mjekësisë tregon mënyrën sesi fiton 70 mijë dollarë (FOTOT)

Një studente mjekësie ka treguar se ka gjetur një mënyrë të çuditshme për të fituar para në rrjetet sociale.

20:16
Negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, reagon Varhelyi: Raporti vjetor, në vjeshtë

“Kornizat e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë në qershor”, kështu është shprehur me anë të një postimi në “twitter”, Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi.

20:03
Burgoset çifti që përdhunoi të renë pasi refuzoi t’u bashkohej në marrëdhënie

Mohammed Hussain, 22 vjeç, dhe 31-vjeçarja Yazmin Ali u burgosën muajin që shkoi për krime të rënda seksuale ndaj një të panjohure që takuan në qendër të Bradford në Britani.

20:02
Krijimi i vaksinës anti-Covid/ Universiteti i Oksfordit jep lajmin e mirë: Përmbyllet me sukses, të gjithë …

Lajme të mira vazhdojnë të mbërrijnë nga përpjekjet e nisura nëpër botë për krijimin e një vaksine kundër Covid 19.

19:57
“Tiktok”, rrjeti social i karantinës/ Të gjitha moshat kanë preferuar të kërcejnë dhe …

Rrjeti social më i preferuar i periudhës se covid 19 jo vetëm ne Shqipëri por ne te gjithë botën ka qenë padyshim “TikTok”.

19:52
Biznesmeni: Në parlament ka 25 deputetë gay

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte Elton Ilirjani, i njohur ndryshe dhe si biznesmeni gay. Eltoni, u shpreh shumë i revoltuar me disa politikanë të vendit tonë, të cilët sipas tij, kanë diskriminuar komunitetin “LGBT”. Biznesmeni, u shpreh se në parlamentin shqiptar, ka 25 deputetë gay dhe shtoi se ato janë prostituta, që paguhen 25 dollarë nga të huajt.

19:48
Emergjenca Covid-19 në Spanjë: Shkon në mbi 27 mijë numri i viktimave

Spanja në 24 orët e fundit ka regjistruar 83 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 27.778.

19:41
Britania, më pak testime/ Deputetët kritikojnë qeverinë se po tregohet e ngadalshme

Pasi na skanuan kodin ne celularët tanë nga dritaret e mbyllura te makinës, dhe duke ndjekur shenjat dhe udhëzimet e rrepta te personelit drejt vendit ku do bëhej testi, pasi verifikojnë identitetin përmes pasaportës na jepet një qese plasmasi, me pajisjen e testit me udhëzimet se si do duhet te aplikonim tamponin.

19:33
Vdes nga koronavirusi pastori i famshëm që shëronte të sëmurët “me një prekje”

Një pastor që shëronte njerëzit duke ‘vënë dorën e tij’ mbi dhjetra pacientë koronavirusi, ka vdekur edhe vetë nga sëmundja, duke shkaktuar panik mes adhuruesve të tij.

19:33
“Bie numri i rasteve të reja”/ Koronavirus në Turqi, bilanci në 24 orët e fundit (Shifrat)

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se vendi ka regjistruar 1.022 raste të reja në 24 orët e fundit.

19:29
Shifra e të papunëve në Britani, më e larta nga viti 1996

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 35,341 një rritje prej 545 viktimave në 24 orët e fundit ka thënë Ministri për Shëndetësi, George Eustice.

19:28
Lulishtari i vjetër/ Hamit Asllani kujdeset për lulet, jo vetëm punë por dhe pasion

Hamit Asllani është një prej lulishtarëve më të vjetër në qytetin e Gjirokastrës. Me 33 vite punë ai është duke u përpjekur çdo ditë ti shtojë gjelbërimin rripave të ngushtë të tokës të përfituara prej betonizimit.

19:27
Befason biznesmeni gay: Politikanët më kanë kërkuar seks

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Elton Ilirjani, i njohur ndryshe dhe si biznesmeni gay. Eltoni, u shpreh shumë i revoltuar për disa politikanë të vendit tonë, të cilët sipas tij, kanë diskriminuar komunitetin “LGBT”

19:22
E frikshme/ Ja momenti ku notari ishte duke u stërvitur në det dhe dy peshkaqenë drejtohen drejt tij

Një notar profesionist në Spanjë, ishte duke u stërvitur në det, teksa dy peshkaqenë afrohen me shpejtësi në drejtim të tij. Ariel Schrenck, 19 vjeç pjesëtar i ekipit të notit Paralympic, dëgjoi thirrjet e prindërve, të cilët po përpiqeshin t’i thonin se dy peshkaqenë ishin vetëm 300 metra larg tij.

19:19
“Nëse vdes, atëherë me muzikë”/ Fotografja 34-vjeçare, bie nga shkëmbi dhe vdes teksa po realizonte një foto

Një fotografe ruse, ka humbur jetën pasi ka rënë nga maja e një shkëmbi në Dubai, teksa po përpiqej të realizonte një foto. Viktima, e identifikuar si Julia Khabibulina, 34 vjeçe, me origjinë nga qyteti Ufa i Rusisë, kishte një vit që jetonte në Dubai, për të zhvilluar atje karrierën e saj si fotografe.

19:17
Ligji i ri për pronat/ Deri në vitin 2028 përfundon pajisja me certifikatë pronësie

Që nga 8 maji ka hyrë në fuqi ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

19:13
“Jam mbipeshë”/ Çiljeta tregon se sa kilogramë ka shtuar gjatë periudhës së karantinës

E kuruar në çdo detaj, është e vështirë të mendosh një Çiljetë mbipeshë. Por  e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtarja zbuloi se këtë kohë në karantinë, ka shtuar disa kilogramë. Madje thotë se ka shkuar 73 kilogramë, ndërsa kur ka qenë në muajin e nëntë të shtatëzanisë me djalin e saj, Fernandon,  tregon se ka qenë 74. Për t’iu rikthyer peshës optimale, Çiljeta thotë se do të ndjekë një dietë rigoroze.

19:05
Çiljeta i thotë të birit të gjejë një partnere më të bukur se ajo/ Përgjigja e Fernandos është epike

Çiljeta Xhilaga, është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Këngët e Çiljetës janë kthyer në hite, por dhe bukuria e saj është komentuar ndër vite. Tashmë 35-vjeçe dhe nëna e një djali të quajtur Fernando, jeta e saj duket se ka marrë një rrjedhë tjetër

18:57
“I bëj thirrje të rinjve që të falen”/ Çiljeta rrëfen të mirat e islamit

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga.

18:54
Princi gjerman Otto gjen vdekjen në aksident me motorr në autostradë

Një princ gjerman ka gjetur vdekjen të dielën kur motori i tij Ducati u përplas me barrierat e një autostrade në Bavari.

18:52
Meta: A nuk u zgjuam në diktaturë në mes të errësirës në 17 maj? Ajo që ndodhi nuk do të amnistohet kurrë

Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në ‘Facebook’ është shprehur se ajo që ndodhi më 17 maji nuk do të amnistohet kurrë. Meta e cilëson si ngjarjen që ka prodhuar më së shumti jehonë negative.

18:47
Pas shërimit nga koronavirusi, kryeministri rus i rikthehet punës

Kremlini bëri të ditur se kryeministri rus, Mikhail Mishustin, është kthyer në punë, pasi është shëruar nga koronavirusi.

18:43
Rritet bilanci: Dy viktima të reja nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedonisë së Veriut ka njoftuar edhe për dy viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

18:40
“Sulm i sofistikuar kibernetik” ndaj kompanisë britanike “EasyJet”

Kompania britanike EasyJet ka pranuar se një “sulm i sofistikuar kibernetik” ka prekur rreth nëntë milionë konsumatorë.

18:38
Partia e Macronit humb shumicën në parlament

Disa anëtarë të partisë në pushtet të presidentit francez, Emmanuel Macron kanë njoftuar për formim të partisë së re të martën, çka ka ndikuar në humbjen e shumicës së partisë së Macronit në parlament dhe rritjen e presionit për më shumë politika të krahut të majtë.

18:33
Prindërit kinezë ritakohen me djalin e tyre të rrëmbyer 32 vjet më parë

Një çift kinez, biri i të cilëve ishte rrëmbyer në një hotel në vitin 1988 është bashkuar me ta pas 32 vjetësh.

18:33
Riatdhesimet/ Publikohet kalendari me datat dhe oraret për fluturimet e ardhshme

Ditën e sotme “Air Albania” ka publikuar datat e reja te fluturimeve nga dhe drejt Shqipërisë nga data 29 maj deri në 3 qershor 2020, për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë.

18:32
Mban agjërimin dhe ushtrohet për orë të tëra/ Njihuni me alpinisten nga Kosova

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte alpinistja kosovare Arineta Mula. Arineta u shpreh se ka agjëruar gjatë kësaj periudhe, por theksoi se kjo, gjë nuk e ka penguar që të zhvillojë ushtrime fizike. Ajo tha se nuk e ka problem të qëndroj pa bukë e pa ujë, sepse në ekspeditat e saj si alpiniste, shpesh qëndron shumë orë pa konsumuar asgjë.

18:29
Njihuni me një Butrint Imeri tjetër…

Butrint Imeri është një ndër artistët që numëron një numër të madh fansash dhe kjo falë talentit të tij. Ndërkohë që jemi mësuar me një Butrint ritmik, duket se karantina ka zbuluar një dimension tjetër të artistit, atë të romantikut.

18:26
Ipeshkvijtë vendosin për rifillimin e aktiviteteve fetare

Ditën e sotme kanë mbajtur mbledhje ipeshkvijte e Shqipërisë dhe është vendosur që të Të rifillojë në të gjithë territorin e Shqipërisë aktivitetet fetare të pezulluara me dekretin e datës 12 mars 2020.

18:22
Basha: Rama është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta, shfrytëzoi pandeminë për të shkatërruar teatrin

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një statusi në Twitter është shprehu se Rama është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta.

18:07
“Lajm i mrekullueshëm!”/ Nisin fluturimet nga Kosova drejt Italisë

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, përmes një postimi në “Twitter”, ka njoftuar se fluturimi i parë nga Kosova për në Itali do të realizohet më 21 maj.

18:03
Votim unanim/ Miratohet hetimi për reagimin ndaj koronavirusit

Vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë pajtuar me nisjen e një hetimi të pavarur për përgjigjen globale ndaj pandemisë së koronavirusit.

17:55
Partneri ftoi në shtëpi 3 femra, aktorja e njohur turke i jep fund lidhjes 3-vjeçare (FOTO)

Pasi i dha fund martesës aktorja e famshme turke, Tuba Buyukustun, nisi një lidhje të re me producentin Umut Evirgen.

17:55
SHBA do të dërgojë në Rusi 200 ventilatorë koronavirusi

Shtetet e Bashkuara thanë se do të nisin kësaj jave dërgesën e 200 ventilatorëve mjekësore si ndihmë drejt Rusisë, e cila ka tashmë numrin e dytë më të madh në botë të rasteve të konfirmuara me koronavirus.

17:50
Top Talk: Erion Veliaj akuzon Lulzim Bashën për gjobëvënie. Lufta e PD-së jo për parime, por për përfitime

Ditën e sotme në Top Talk ka qenë i ftuar kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Ai ka folur në lidhje me prishjen e teatrit, por edhe ka hedhur akuza për gjobëvënie ndaj Lulzim Bashës.

17:47
Rama: Pata disa biseda me ndërkombëtarët për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Twitter ka shkruar se ka pasur disa takime me ndërkombëtarët.

17:37
Presidenti Emmanuel Macron humbet maxhorancën absolute në parlamentin francez

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe grupimi i tij ‘La Republique en Marche’ kanë humbur maxhorancën absolute në Asemblenë Kombëtare pas krijimit zyrtar të një grupimi të majtë.

17:33
Pa operacione plastike! Njihuni me femrat më të bukura natyrale (FOTO)

Në vitet ‘90, David dhe Victoria Beckham sapo ishin takuar, Brad Pitt dhe Gwyneth Paltrow ishin akoma duke u njohur.

17:32
Manchester City me sytë nga TAS, në fillim të qershorit vendoset për Europën

Rreth 3 muaj më parë Manchester City u njoh me vendimin për pezullimin për dy sezone nga Kupat Europiane, për shkelje të rregullave të transferimit dhe Fair Play-t Financiar, ndërsa klubi anglez nuk ndenji duarkryq, por apeloi menjëherë çështjen.

17:24
Ed Sheeran në kërkim të “klonit” të tij

Së fundmi mësohet se këngëtari britanik Ed Sheeran ka dhuruar 170.000 paund për gjimnazin e tij për të mundësuar kushte më të mira për nxënësit dhe për të gjetur talentin e radhës që mund të ndjekë hapat e tij në muzikë.

17:20
Kriza nga të gjitha anët/ Maqedonia e Veriut nuk cakton dot datën e zgjedhjeve

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut dështuan edhe në takimin e dytë për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

17:15
Barcelona mund të humbasë Van Dijkun e ri

Barcelona mund të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të të rinjve, 18-vjeçarin Xavier Mbuyamba.

17:12
Hakimi objektivi i radhës i Interit për krahun e djathtë!

Është një tjetër emër që u pëlqen sëtepërmi drejtuesve të Interit për krahun e djathtë të mesfushës në skemën 3-5-2 në skemën e Antonio Contes që një lojtar që mund të bëjë në mënyrë perfekte këtë rol. Përveç Nelson Semedos drejtuesit e Interit kanë piketuar edhe marokenin e Borussia së Dortmundit, Achraf Hakimi.

17:09
Turizmi Kosovë/ Humbje drastike, kërkohet ndihma e shtetit

Masat e marra për frenimin e pandemisë së koronavirusit, kanë bërë që sektori i turizmit në Kosovë të pësojë humbje të mëdha.

17:08
Motoçiklistët i bashkohen protestave anti-karantinë në New York

Protestuesve kundër kufizimeve të koronavirusit në SHBA u janë bashkuar së fundmi një autokolonë impresionuese motoçiklistësh, të cilët u përfshinë në demonstratën para bashkisë së New York.

17:01
Enca për veten: “Ç’është ky yll?!” (FOTO)

Enca është një nga këngëtaret më seksi shqiptare, e për këtë ajo është e vetdijshme.

16:54
Bie me 76% shitja e makinave në BE!

Shitja e makinave të reja në Bashkimin Europian ka rënë me 76.3 për qind në muajin prill, për shkak të kufizimeve të vendosura për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

16:45
Veliaj: “Kemi bërë 12 dëgjesa për Teatrin, por vetëm një aktor nuk ra dakord”

Kreu i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj deklaroi sot se për Teatrin Kombetar është zhvilluar një proces i gjerë konsultimesh me ekspertë dhe aktorë te skenes. Duke folur në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, rreth projektit të Teatrit të ri Kombëtar, Veliaj theksoi se gjatë 12 dëgjesave që janë zhvilluar, vetëm një aktor nuk ra dakord.

16:41
Juve nis stërvitjen/ Serie A, rikthim me fazën e playoff

E hëna ishte edhe dita e fillimit të stërvitjeve në grupe edhe në kampionatin italian të Futbollit.

16:34
Pakistan, vajzat adoleshente vriten me armë nga familjarët prej pamjeve online

Dy vajza adoleshente janë vrarë në Pakistan nga familjarë të tyre pas daljes së pamjeve video ku ato shiheshin me një burrë.

16:30
Dinamo kthehet në stërvitje/ Ekipi synon që të dalë nga kategoritë inferiore

Në 18 maj nisi stërvitja edhe për skuadrat e kategorisë se parë, jo vetëm për skuadrat e superligës.

16:30
Megaoperacioni, Ambasada Amerikane publikon pamjet/ 22 të arrestuar në 6 qytete të ndryshme në 17 minuta

Ditën e djeshme janë arrestuar 22 persona të cilët ishin pjesë e një grupi që merrej me falsifikim dokumentash.

16:22
Aktorja ndahet nga bashkëshorti, shkak distanca nga koronavirusi

Në një podcast radiofonik, tashmë ish-bashkëshorti i aktores Megan Fox, Brian Austin Green konfirmoi ndarjen e çiftit.

16:17
Atmosferë në një zonë të gjelbër! Parodistët e Vlorës bashkohen në një mesazh për koronën

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erojna Rusi, ishin të ftuar parodistët e Vlorës, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo.

16:14
“Mund të ketë dhe falje me turne”/ Imami Ahmet Kalaja zbuloi se si do të falet Nata e Kadrit

Një nga gjërat e shumta që provoi kjo pandemi, ishte dhe mbyllja e kulteve fetare.

16:13
Pendimi i Justin Bieber, humbja e virgjërisë para martese

“Biebers On Watch” quhet seria e video-ve që Justin Bieber ka krijuar me bashkëshorten e tij, Hailey.

16:06
Analiza serologjike për 1000 punonjës shëndetësie për COVID-19/ Manastirliu jep lajmin: Mbërrijnë edhe 11 mijë teste …

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka vizituar nga afër Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, i cili ka vijuar punën pa u ndalur që nga dita e parë e epidemisë për diagnostikimin e COVID19.

16:04
Arti i lindur në karantinë/ Piktori amator që ka fituar shumë çmime

Që i vogël e dinte që kishte një talent dhe këtë e kuptoi kur me orë të tëra rrinte e vizatonte personazhet e filmave të animuar.

16:03
Gjyshërit shqiptar që ndihen si “djem të rinj”/ Dashuria për profesionin i mban ende gjallë

Kemi vite që mjekun e njohur Flamur Topi, e shikojmë në emisionin e tij të shëndetit.

15:55
Sot është Nata e Kadrit/ Besimtarët u rikthehen xhamive të rihapura por me rregulla te reja

Myslimanët në të gjithë botën kremtojmë sot Natën e Kadrin për të cilën në sure Kader të Kuranit thuhet se kjo natë e 27-ta e muajit të Ramazanit është e vlefshme sa 1000 muaj adhurim.