Pasardhësit e të persekutuarve/ Historia e familjes shkodrane Repishti

24/08/2020 19:45

23 gushti është dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të totaliztarizmit. Kam zgjedhur të sjell një histori.

Historinë e një familjeje të vjetër e me taban të Shkodrës, familjen Repishti. Pinjolle e saj, Ardita, do të na tregojë historinë e xhaxhait dhe babit të saj.

Historitë janë si historia e shumë të mbijetuarve të tjerë të Kampit të Tepelenës. Kanë ne vetvete tmerrin e largimit nga familja. Përpjekjen për mbijetesë, dinjitetin njerëzor të munguar, i cili duhet të triufonte ne kushtet në të cilat njerëzit jetonin dhe në mbyllje ata që patën fatin ta kapercenin Tepelenën, ajo ju mbeti një gjurmë për gjithë jetën.

– Cilat kanë qenë historitë më të trishta që mban mend nga babai yt?

Është stërmundimi i të miturve për t’i mbijetuar çdo dite. Nevoja për t’u ushqyer. Mënyra se si keqtrajtohej e motra, e cila ishte e mitur. Me punë të detyruar, përtej faktit që ishte ne kamp. Apo edhe rastin e femijëve, te cilët ngaqë lejoheshin të luanin me minat e mbatura nga lufta me herët, shpërthenin. Sic ka histori tragjike, të cilat mua me vonë më erdhi dhe radha t’i dokumentoj.

– Xhaxhai juaj ka shkruar nje libër. Më keni thenë qe nuk e njihnit, sepse nga njeri i ftohtë aty ishte tepër emocional.

Pas arratisjes së tij dhe largimit më vonë per ne Shtete e Bashkuara te Amerikës atij i shkon një lajm, sipas të cilit, familja e tij në Shqipëri, që do të thotë vëllai, pra babi im, kishte vdekjr në kampet e internimit. Duke e besuar lajmin për të vërtetë, ndërkohë qe kjo ishte një manovër e Sigurimit të Shtetit, ai shkruan fisa rreshta, të cilat më vonë i quan elegji.

– Ke një thirrje, çfarë duhet të bëjmë për këto familje, një pjesë e të cilave janë ende në harresë.

Është një kohë që shoqëria duhet të perballet me të vertetat e të shkuarës. Pa j përballur me të, është shumë e vështirë që ne të ndërtojmë një të sotme dhe të ardhme të shëndetshme.

Top Channel