Indonezia shtyn hapjen e ishullit të Balit për turistët e huaj

24/08/2020 15:00

Ishulli indonezesk i Balit ka shtyrë datën e hapjes së tij për turistët e huaj pas datës 11 shtator, pas raportimit të rritjes së numrit të të infektuarve në vendet e Azisë Juglindore.

Deri këtë të hënë, Indonezia ka raportuar një numër total prej më shumë se 155 mijë persona të infektuar me coronavirus, nga të cilët rreth 6800 njerëz kanë humbur jetën, çka e bën këtë shtet me numrin më të lartë të viktimave në Azinë Juglindore.

Autoritetet indoneziane ndaluan në fillim të prillit turistët e huaj për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

Guvernatori Wayan Koster u shpreh në një deklaratë se planet për rihapjen e Balit për turistët e huaj u shty për shkak se “ situata në Indonezi nuk është e favorshme për të lejuar turistët e huaj për të vizituar vendin tonë përfshirë edhe Balin”.

Turizmi në Bali është burimi kryesor i të ardhurave dhe kufizimet e udhëtimeve për shkak të pandemisë e kanë bllokuar ekonominë lokale.

Shkalla e rezervimeve në hotelet e Balit u ul me 2.07 në maj sipas statistikave të zyrës së këtij ishulli.

Vetëm në Bali raportohen rreth 4600 persona të infektuar me Covid-19, ku nga të cilët 52 viktima.

Top Channel