Foto ilustruese

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në Suk të Roskovecit, ku një makinë ka përplasur një motor. Si pasojë ka gjetur vdekjen motoristi 31 vjeçar me iniciale A. H.

31-vjeçari është dërguar menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë nga plagët e marra.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk, shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel