Ishte duke punuar në oborr, si u ekzekutua Selami Hasani në Fier, plumbat kapën edhe nipin
Dy persona, të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, janë arrestuar në Gramsh pasi u kapën me kokainë dhe kanabis në banesat e tyre.
Aksioni u zhvillua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të një hetimi me metoda speciale, gjatë të cilit u sekuestruan mbi 560 gramë kokainë dhe 150 gramë kanabis. Për rastin është ndaluar edhe një 46-vjeçar, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim.
Njoftimi i plotë:
AMP finalizon hetimin me metoda speciale në Gramsh, dy të arrestuar, një i ndaluar dhe një në kërkim
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka kryer veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i Kodit Penal, në qytetin e Gramshit.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës, janë ushtruar kontrolle në banesat e disa shtetasve, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 560 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 150 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe 0.62 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Në vijim të veprimeve procedurale:
U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve T.H., 33 vjeç dhe R.H., 39 vjeç, të dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Ndaj të dy shtetasve ishte caktuar më parë masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një vepër tjetër penale.
Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, u bë ndalimi i shtetasit E.S., 46 vjeç, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.J., 31 vjeç, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Në kuadër të këtij procedimi penal, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të përfshirjes së punonjësve të Policisë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e vendosur për të vijuar hetimet me profesionalizëm dhe pa asnjë kompromis ndaj paligjshmërisë, si dhe për të çuar përpara përgjegjësisë ligjore çdo punonjës të strukturave policore që përfshihet në veprimtari të kundërligjshme, pavarësisht funksionit apo detyrës që ushtron.
Top Channel