Sokol Cikalleshi “merr” sytë e bashkëshortes gjithnjë me vete, i bën surprizën e veçantë në 25-vjetorin e lindjes

24/08/2020 18:26

25-vjetori i bashkëshortes, Kornelia, e gjeti sulmuesin e kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshin, në grumbullimin e fazës përgatitore me ekipin e tij turk Akhisar Beledivespor.

Për këtë arsye, për të surprizuar të shoqen, sulmuesi 30 vjeçar vendosi të bëjë në shpatulla tatuazh sytë e saj, për ta pasur në këtë mënyrë Korenelian “gjithnjë” me vete. Kjo surprizë e veçantë padyshim ka emocionuar së tepërmi Kornelian, e cila ka publikuar foto të Sokolit me tatuazhin e bërë në rrjetet e saj sociale.

Mos harrojmë që një muaj më parë në 30 vjetorin e Cikalleshit ishte Kornelia ajo që bëri tatuazh emrin dhe datën e lindjes së sulmuesit në krahun e saj. Bukuroshja dhe futbollisti njihen që në kohën kur ajo studionte në Tiranë. Gjithashtu nga dashuria e tyre disa vjeçare në jetë ka ardhur një vajzë, të cilën e kanë quajtur Rajna.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel