Postimi prekës i Metës për vdekjen e ish-kryebashkiakut të Përmetit

24/08/2020 12:52

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kryebashkiakut të parë  të Përmetit, Dhimitër Nasit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij Meta thekson se nga sot, Shqipëria do të ketë një intelektual të përkushtuar më pak. Sakaq presidenti e ka mbyllur postimin duke iu shprehur ngushëllime familjes së tij.

Mesazhi i plotë i Metës:

Dita sot nisi e trishtuar me lajmin e ndarjes nga jeta të Dhimitër Nasit, kryetarit të parë të Bashkisë së Përmetit pas triumfit të demokracisë në Shqipëri!

Ndihem i keqardhur për ndarjen, por dhe i nderuar që e pata nga miqtë më të mirë!

Familja Nasi humbi njeriun e shtrenjtë, Përmeti përcjell kryetarin e devotshëm, shoqëria u nda nga një qytetar me cilësi të rralla dhe Shqipëria ka nga sot një intelektual të përkushtuar më pak në kohën kur ka më shumë nevojë për shembuj si i Dhimitrit!

Ngushëllimet më të ndjera familjes, përmetarëve dhe miqve të tij kudo!

Top Channel