Media spanjolle kanë zbardhur detaje të tjera nga vrasja e 39-vjeçarit shqiptar, Luka Beqiraj që u ekzekutua të martën në Orihuela Costa. Gazeta spanjolle El Espanol, shkruan se Beqiraj, njihej dhe me nofkën “Kriols”. Ai dyshohet se kishte lidhje me organizata kriminale italo-shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve të luftës.