Të afërmit e 51 viktimave përballen në gjykatë me vrasësin terrorist të xhamisë në Zelandën e Re

24/08/2020 18:46

Nëna në zi, djali i së cilës u vra në masakrën e xhamisë së Christchurch në Zelandën e Re i tha sot autorit terrorist në gjykatë: “Ke vrarë njerëzimin tënd”

Maysoon Salama i tha supremacistit të bardhë Brenton Tarrant, se nuk mund ta falte për vrasjen e 33-vjeçarit Atta Elayyan, një nga 51 viktimat në aktin e planifikuar terrorist të Tarrant në dy xhami të vendit.

Ndërsa të mbijetuarit tregonin tmerrin e të fshehurit nën trupat e të vdekurve, teksa dëgjonin zhurmën e automatikut në veshët e tyre.

Në seancën e mbajtur nën masa të ashpra sigurie me snajperë në tarraca, u tha gjithashtu se Tarrant hapi zjarr mbi burrat, gratë e fëmijët megjithë lutjet e tyre për ndihmë, si dhe kaloi me makinë mbi trupin e një prej viktimave kur shkoi nga një xhami të tjetra.

Tarrant është deklaruar fajtor për 51 vrasje, 40 tentativa vrasjeje enjë akuzë terrorizmi, për sulmin që mori fund vetëm kur ai u ndalua nga policia kur tentoi të shkonte në xhaminë e tretë.

Avokatët thonë se 29-vjeçari nga Australia do të jetë njeriu i parë që burgoset përjetë pa mundësi lirie me kusht në Zelandën e re.

FOTO GALERI
1/7
Terroristi supremacist i bardhë Brenton Tarrant nuk tregoi emocione

Top Channel