Kapja spektakolare e mashtruesit botëror australian në plazhin e Sidney nga policët e infiltruar (video)

24/08/2020 16:24

Ky është momenti dramatik i kapjes së mashtruesit më të famshëm në Australi, Peter Foster nga policë të maskuar si vrapues në plazhin e Sidney.

Autoritetet publikuan pamjet e arrestimit spektakolar të Foster, i cili njihet gjithashtu në Britani si sekseri i marrjes së apartamenteve të rryshfetit nga Cherie Blair, gruaja e ish-kryeministrit Tony Blair.

Në video shihen dy oficerët me rroba civile që i afrohen atij rreth orës 08 .00 të mëngjesit edhe e rrëzojnë dhunshëm përtokë pranë portit Douglas.

Foster do të përballet tashmë me dhjetra akuza mashtrimi dhe pastrimi parash, mes të cilave dhe për kompaninë e basteve Sport Predictions që ai zotëronte.

Kjo e fundit besohet se është kopje e kompanisë së mëparshme mashtruese të Foster, Sports Trading Company, për të cilën ai kreu 12 burg në Australi pasi operonte me një emër të rremë.

Në 2002 Foster ishte në qendër të skandalit të gruas kryeministrit britanik Cherie Blair në blerjen e dy shtëpive në Bristol për fëmijët e saj, me çmime qesharake.

Foster kishte për të dashur Carole Caplin, menxhaxheren e stilit dhe ushqimit të zonjës Blair.

Zonja Blair kërkoi më pas falje duke thënë se nuk e njihte të kaluarën kriminale të Foster.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel