Olta Gixhari bëhet nënë/ Publikon foton e parë të djalit… (FOTO)

24/08/2020 18:05

Para disa muajsh, aktorja e njohur Olta Gixhari, konfirmoi se ishte në një pritje të ëmbël.

Ajo publikoi asokohe foto me barkun e rrumbullakosur pranë partnerit të saj, të cilin preferoi ta mbante sekret. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, bukuroshja bionde njoftoi se ka sjellë në jetë djalin e saj, emrin e të cilit ia ka vendosur Amar.

“Parajsa ime sapo mbërriti. U bëra nënë. Qenka e vërtetë, është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura të përcjellës këtë përjetim të thellë vetëm me fjalë. E dua çmendurisht”, ka shkruar aktorja krahas fotos së publikuar, ku shikohen vetëm këmbët e të voglit Amar.

Më tej ajo ka shtuar se lindja e fëmijës erdhi në mënyrë natyrale, si edhe zbuloi datën e saktë të ditëlindjes së vogëlushit.

“Djali ynë erdhi në jetë me 21. 08. 2020, kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babait të tij 21 dhe datën e lindjes sime, 8. Lindja e tij erdhi në mënyrë natyrale”, shkroi aktorja.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel