Ilustrim

Mbrëmjen e sotme një 20-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj duke u vet plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të kësaj të hëne në fshatin Mengaj të Kavajës, ku shtetasja në gjendje depresive dyshohet se është vet palgosur me armë zjarri.

Ajo është dërguar menjëherë drejt spitalit të Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, është njoftuar salla operative se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetasja B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel