Një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar është padyshim Nora Istrefi. Këngëtarja e hitit “Anna” është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto në të cilat shfaqet gjithmonë e kuruar deri në detaj.

Së fundmi, Nora ka postuar një foto ku shihet teksa pozon nga një jaht. E veshur me një fustan që i nxjerr në pah linjat perfekte trupore, Nora ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Kujtojmë që pak ditë më parë, këngëtarja publikoi dhe një foto kur ka qenë fare e vogël. “Baby Nora” shkroi ajo krahas fotos së ëmbël që ndau me ndjekësit. Ndërkohë, përsa i përket projekteve muzikore, Nora pritet të sjellë bashkëpunimin me Butrint Imerin.

Gjithashtu, këngëtarja është përfolur se ka bashkuar forcat dhe me reperen e re Melinda Ademi, por ky lajm nuk është konfirmuar nga artistet. Projekti më i fundit i saj është dueti me Gjikon, i titulluar “Anna”, që rezultoi mjaft i suksesshëm. 

Top Channel