Gazetari shpërthen ndaj mediave serbe: Të qetësohen se kampionet e tyre, askush nuk i ka “ngrënë” deri tani ne Shqipëri…

24/08/2020 20:55

Pas fitores së Tiranës ndaj Dinamo Tibilisit, mediat serbe nisën të bënin analogji dhe të krahasonin ndeshjen që pritet të luhet këtë martë mes kryeqytetasve dhe Cverne Zvezdës, në impiantin luksoz “Air Albania Stadium”, me atë të 14 tetorit 2014 në Beograd, në të cilën siç dihet ndeshja u ndërpre pasi Ismail Morina shfaqi me dron mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, hartën e Shqipërisë etnike.

E për këtë arsye, një artikull i medias serbe “Kurir”, e cilësonte përballjen me Tiranën si një ndeshje ”ferri”, duke paralajmëruar tensione dhe trazira. Mirëpo, me mbërritjen e ekipit serb në kryeqytetin e Shqipërisë, gjithçka u duk ndryshe. Jo vetëm trazira që nuk pati, por tifozë të shumtë të Interit, i kërkonin të bënin një foto ish-legjendës së klubit zikaltër, tanimë trajner i Cverne Zvezdës, Dejan Stankovic.

Kjo pamje nuk i ka shpëtuar as gazetarit Artan Hoxha, i cili me anë të një statusi në rrjete sociale, ka ironizuar mediat serbe. Gazetari ka publikuar një foto të trajnerit serb dhe ndihmësve të tij në një bar-kafe të Tiranës, duke shtuar se askush nuk ngacmonte apo provokonte ata. Përkundrazi sipas Hoxhës, tifozë të shumtë i afroheshin tavolinës së trajnerëve dhe me etikë i kërkonin një foto ish-idhullit të tyre zikaltër.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Trajneri i Crvena Zvezdes, Dejan Stanković, me asistentet e tij, Nebojša Milošević, Miloš Milojević dhe ish-kapiteni i Zvezdes, Nenad Milijaš, sot pasdite ne barin e hotel Plaza, Tirane….

Ne foto, Stankoviç me bluze te kuqe, ne krah te tij me çante te zeze, Nenad Milijash.

Siç e shikoni, askush nuk u ka bere atentat, askush nuk i ka sulmuar, askush nuk i ka provokuar, madje as i kane pare me inat…

Perkundrazi, pashe qytetare, qe benin foto me ta, sigurisht duke u marre leje me pare…

Keshtuqe, media serbe duhet te qetesohet, se kampionet e tyre, askush nuk i ka “ngrene” deri tani ne Shqiperi…..
Duam ti mundim ne fushen e lojes, jo ti rrahim me dru…

Sigurisht, per ti mundur, jemi ne dore te Tiranes…

Top Channel