Polici hero/ Vogëlushja ndodhej e mbyllur në makinë, momenti kur oficeri thyen xhamin dhe e shpëton

24/08/2020 17:16

Policia e Teksasit në SHBA, ka arritur të nxjerrë nga makina e mbyllur një vajzë 1 vjeçare, e cila ishte mbuluar nga të vjellat si pasojë e temperaturave tepër të larta.

Sipas raportimeve fëmija u gjet në një parking pranë një kompleksi dyqanesh industriale. Fatmirësisht një oficer policie dëgjoi të qarat e vogëlushes dhe u afrua pranë makinës ku ajo ndodhej dhe tentoi të hapte dyert. Por kur pa që dyert ishin të mbyllura dhe qëndrimi në atë temperaturë për të miturën mund të përfundonte në një fund tragjik, polici nxjerr një shkop prej hekuri dhe thyen xhamin e pasagjerit të makinës. Më pas ai arrin që të hapë derën ku ndodhej vajza dhe ta nxirrte atë nga makina.

Raportohet se pasi oficeri ka shpëtuar vogëlushen pranë makinës është shfaqur nëna e fëmijës, mamaja dhe dy motrat më të rritura. Duke qenë se fëmija arriti të shpëtohet dhe oficeri arriti të parandalonte një tragjedi, policia nuk bëri arrestime por u mjaftua me një këshillim për familjen.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel