Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar të destinuar për Kosovën, sekuestrohen 24 tonë të shpërndara në 1300 pako Sot Maqedonia Veriore regjistroi shifrën më të ulët të të infektuarve me COVID-19, që pas raportit të 4 gushtit.
Nga 860 testime të bëra gjatë 24 orëve të fundit, te 78 persona është hasur prania e virusit korona.
Të prekurit janë nga 17 qytete. Nga rastet e reja numër dyshifrorë të të infektuarve ka vetëm Shkupi, 28.
Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut regjistron 13673 qytetarë të infektuar. 10150 tashmë e kanë kaluar sfidën shëndetësore të përballjes me këtë sëmundje, duke përfshirë këtu edhe 40 personat e regjistruar si të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë natës së kaluar 4 pacientë kanë ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 68-vjeçare nga Kumanova, një 71 dhe një 83-vjeçar nga Gostivari dhe viktima e katërt është një 73-vjeçare nga Tetova. Deri tani 568 qytetarë kanë humbur jetën nga ky virus, 234 prej tyre vetëm në Shkup, derisa 2995 raste vazhdojnë të jenë aktive.
Top Channel