Zelensky konfirmon sulmin në Libi, Ukraina fundosi korvetën ruse me 7 dronë detarë, u godit edhe një anije mallrash 23/11 10:46
Çdo vit barinjtë e alpeve drejtojnë kullotat e tyre nga pikat e larta të kodrinave e maleve në luginat e ulëta plot gjelbërim.
Edhe pse ky rrugëtim është një traditë e vjetër, teknologjitë e reja kanë bërë të mundur kalimin e shpejt të bagëtive.
Javës që shkoi kjo lopë e lënduar u transportua nga ajri nga shtegu malor Klausen në Zvicër drejt lëndinave me helikopter.
Fermeri Ambros Arnold pohoi për mediat lokale se transportimi i bagëtive të lënduara apo të sëmura në këtë metodë ndihmon që ato të ruajnë fuqitë e të shërohen më shpejt.
Për Arnold kjo është rruga e shkurtër që vërtet të nxjerr shkurt.
Top Channel