(Fotot) Greqi/ Vajzën 3-vjeçare me kamërdare e merr era në det të hapur, shpëtohet mrekullisht nga një traget

24/08/2020 14:25

Një fëmije 3 vjeçar është shpëtuar sot prej një trageti që operon në linjën Rio-Antirio në Patër.

Sipas burimeve lokale,vogëlushja ndodhej në një kamërdare, në kohën që u shty nga era  në det të hapur. Ka qenë një udhëtar i tragetit që e zbuloi vogëlushen dhe lajmëroi stafin e tragetit,marinarët e të cilit mundën të shpëtojnë atë.

Vlen të përmendet e fëmija u gjet në mes të distancës prej 1.6 miljesh,dhe drejtimi ishte drejtë gjirit të Korinthit.

Familjarët po e kërkonin në panik  vogëlushen ne breg të plazhit aty pranë,dhe pak më vonë kanë qenë rojet bregdetare që ua dorëzuan vogëlushen duke iu treguar seku u gjet fëmija.

Nën shoqërimin e rojes bregdetare dhe të afërmve ajo u dërgua në spitalin e Rios për një kontroll rutinë dhe në vazhdim u dërgua në banesë,pa shenja paniku. Roja bregdetare njoftoi se do të hapë  hetime  lidhur me rrethanat  e ngjarjes.

Për momentin behet me dije se prindërit e vogëlushes do të thirren për të dhenë shpjegime,ndoshta ndaj tyre do të ngrihet edhe akuzë për braktisje të mituri.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel