“Babi, të lutem mos më qëllo”/ Tragjedi në Florida, burri vret gruan dhe tre fëmijët e mitur, më pas i jep fund jetës
Një moment emocionues dhe krejtësisht i papritur ka ndodhur në Parlamentin e New South Wales në Australi, ku deputeti liberal Jordan Lane i ka propozuar për martesë partneres së tij prej më shumë se 10 vitesh lidhje, Natalie, pikërisht gjatë fjalimit të lamtumirës nga politika.
Lane, deputet i zonës së Ryde, kishte njoftuar vetëm pak ditë më parë se nuk do të rikandidonte në zgjedhjet shtetërore të marsit. Por fjalimi i tij i fundit në Parlament do të mbahet mend për një arsye shumë më personale dhe emocionuese, raportojnë mediat australiane.
Gjatë fjalimit të së enjtes, deputeti vendosi të surprizonte partneren e tij, e cila ndodhej në sallën e Parlamentit.
“Zoti kryetar, pyetja ime e fundit si deputet i Ryde është për dashurinë e jetës sime, Natalie. A do të martohesh me mua?”, u shpreh ai, ndërsa nxori unazën.
Propozimi u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa Lane, me emocion të dukshëm, iu afrua partneres, i vendosi unazën në gisht dhe e puthi.
Por momenti më i veçantë erdhi menjëherë pas përgjigjes së saj pozitive.
“Dëshiroj të shënohet në procesverbalin parlamentar se ajo tha ‘PO’”, tha deputeti, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje në sallë.
Kryetari i Parlamentit, Greg Piper, iu bashkua atmosferës festive, duke deklaruar me humor se Parlamenti i 58-të do të mbahet mend si “Parlamenti i Dashurisë”.
Jordan Lane kishte surprizuar kolegët në fillim të muajit, kur njoftoi përmes rrjeteve sociale se nuk do të kandidonte për një mandat tjetër në zgjedhjet e ardhshme shtetërore.
Gjatë fjalimit të tij të lamtumirës, ai foli edhe për arsyet e këtij vendimi, duke e përshkruar si një hap të rëndësishëm personal.
“Sot po bëj një hap të madh. Por pjesa më e vështirë nuk është ta ndërmarrësh këtë hap, por ta shpjegosh atë. Si mund ta shprehësh me mendje diçka që mund të ndihet vetëm me zemër?”, u shpreh ai.
Top Channel