“Epoka e Artë” e Trumpit dhe JD Vance kthehet në tallje në internet/ Fotoja e krijuar me AI shpërthen në kritika: Humbët edhe Mississippi-n
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit në universitete, ku kandidatët dyshohet se kanë përdorur pajisje elektronike, përfshirë syze inteligjente, mikrokamera dhe kufje pa tela.
Sipas agjencisë koreanojugore të lajmeve Yonhap, Ministria e Arsimit njoftoi më 20 nëntor se numri i rasteve të dyshuara u rrit nga 98 në 111, pas verifikimeve të kryera nga autoritetet.
Për të zbuluar pajisjet elektronike të fshehura, autoritetet dërguan tri herë mesazhe alarmi emergjent në telefonat celularë. Kjo metodë ndihmoi mbikëqyrësit të identifikonin 54 kandidatë që nuk i kishin dorëzuar telefonat përpara nisjes së provimit.
Ndërkohë, 52 raste të tjera u zbuluan përmes kontrolleve të sigurisë, përfshirë identifikimin e sinjaleve Wi-Fi, ndërsa pesë kandidatë u kapën duke përdorur pajisje inteligjente gjatë testimit.
Në provincën Chungcheong të Jugut, një kandidat u zbulua me syze inteligjente, ndërsa në provincën Gyeonggi një tjetër kishte përdorur mikrokamerë dhe kufje pa tela.
Kontrollet e shtuara erdhën pas një skandali të mëparshëm, kur kandidati me rezultatin më të lartë në provimin për certifikimin e ekspertëve tatimorë pranoi se kishte kopjuar duke përdorur inteligjencën artificiale dhe pajisje elektronike.
Pas këtij rasti, autoritetet koreanojugore forcuan masat për të parandaluar përdorimin e teknologjisë gjatë provimeve.
Ministria e Arsimit pritet të shqyrtojë rastet e konstatuara për të përcaktuar masat ndëshkuese ndaj kandidatëve. Autoritetet synojnë gjithashtu vendosjen e sanksioneve më të ashpra për kopjimin me inteligjencë artificiale, përfshirë ndalimin e pjesëmarrjes në provimin kombëtar për një periudhë deri në 10 vjet.
Top Channel