Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në plazhin e vjetër të Vlorës, ku ka gjetur vdekjen një i moshuar.

Sipas informacionit të policisë dyshohet se i moshuari të ketë pësuar infarkt në ujë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në plazhin e vjetër është nxjerrë nga uji një shtetas i moshuar i seksit mashkull, i cili dyshohet të ketë pësuar infarkt në ujë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Top Channel