Gatimi brenda kuzhinës për shumë kë mund të jetë profesion e pasion por për Jusuf Islamin gatimi kalon kufijtë e të zakonshmes.

Me pak gjëra në bagazh ai merr rrugën drejtë destinacioneve herë herë të papërcaktuara, për t’ju përkushtuar tërësisht gatimit, aty ku shoqërohet vetëm nga tingujt e natyrës.

E kjo përvojë tash e 10 vjeçare për Jusufin është vetë jeta. Megjithëkëtë, natyra jo çdo herë tregohet e mirë me të.

Ai kujton përvojën e fundit në plazhin Akuarium pranë Jalës, kur shiu shkatërroi gjithçka. E gjersa dielli fshihet pas kodrave, peshku veçse arrin shijen e kërkuar nga Jusufi, aroma e të cilit përhapet lehtë përreth.

Top Channel