​Spanjë, mbi 400 mijë të infektuar me Covid-19

24/08/2020 21:55

Spanja kaloi sot numrin prej 400 mijë rasteve me koronavirus, njoftuan autoritetet vendore, duke shtuar se situata në Madrid kërkon veprim urgjent dhe masa të reja në ditët në vijim.

Sipas një raporti ditor nga Ministria e Shëndetësisë, Spanja ka 2.060 raste të reja brenda 24 orëve, ose 405.436 raste të konfirmuara në total, me një rritje të veçantë të numrit të infektuar në Madrid, ku javën e kaluar u raportuan më shumë se 13.400 raste.Situata në kryeqytet mund të çojë në masa të reja drastike, thekson ministria, të tilla si kufizimi i lëvizjeve të popullsisë.

Për më tepër, në Kataloni, autoritetet rajonale kanë rritur masat kundër virusit dhe ndaluan grumbullimin e më shumë se dhjetë personave, masë tashmë në fuqi në Madrid.Udhëheqësi katalanas Quim Torra tha se tre javët e ardhshme, kur mijëra punëtorë të kthehen në punë pas pushimeve dhe fëmijët të shkojnë në shkollë, do të jenë thelbësore në zvogëlimin e transmetimit.”Pa shpërqendrime, pa devijime dhe përqendrim maksimal, sepse një mënyrë apo tjetër ky vend duhet të kthehet në punë dhe të hapë shkolla,” tha ai në një konferencë për shtyp në Barcelona.Gjithsej 28.872 njerëz vdiqën në pandeminë në Spanjë.

Javën e kaluar ka qenë më e keqja për sa i përket infeksioneve të reja që nga muaji mars, por numri i të vdekurve është shumë më i ulët. Tre persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.Para fillimit të vitit shkollor, shoqatat e mësuesve dhe prindërve janë të zemëruar nga qeveria për mungesën e planeve për kthim në shkolla.

Top Channel