Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare Një kozmonaut rus ka regjistruar disa drita misterioze nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Ivan Vagner, i cili qëndron është aktualisht brenda stacionit në fjalë, I publikoi pamjet e çuditshme në profilin e tij në Twitter.
“ Këta janë miq nga hapësira, ose kam filmuar ndonjë time-lapse ( regjistrim me intervale). Kulmi i aurorës boreale kur kalon mbi Arktik duket është diçka që shihet, por ka dhe një gjë tjetër, nuk është vetëm aurora. Pas 9 deri në 12 sekonda, 5 objekte shfaqen duke fluturuar përgjatë saj në të njëjtën distancë.
Çfarë mendoni se janë? Meteorë, satelitë apo…”, shkruan ai duke nënkuptuar jashtëtokësorët. Disa thonë se dritat e pazakonta mund të jenë satelitë të flotës së SpaceX, Starlink.
Por përdorues të shumtë anuan më shumë nga ideja e alienëve. “ Kjo më duket si njësi UFO-sh. E frikshme vërtet”, shkruan njëri prej tyre. “ Këta janë alienë 100%”, vazhdon një tjetër, duke theksuar mënyrën e rreshtimit, që i ngjan asaj të një formacioni të rregullt ushtarak.
Top Channel